KSAL në gjysëmfinale të Këngës Magjike
Tiranë- Djemtë e grupit KSAL kanë hyrë ne mesin e 44 artistëve shqiptarë të cilët kanë kaluar në gjysëmfinale të Kënga Magjike 2013.
Me kengën “Zemren merr” ata do performojnë në naten e parë gjysëmfinale që mbahet më 28 nëntor në Pallatin e Kongreseve në Tiranë.
Balada e tyre me tekst të Petro Xhorit dhe muzikë të Irkenc Hykës është mirëpritur mjaft mirë duke pasur reagime pozitive në kanalin “Youtube” dhe rrjete tjera sociale.
Në këtë ngjarje muzikore ka marrë pjesë edhe Drilon Shala, por si duket nuk ka kaluar në netët gjysëmfinale./radiogjakova/










