.
Published On: Wed, Nov 27th, 2013

OVL e UÇK-së në Gjakovë homazhe për 28 Nëntorin

Share This
Tags

varrezat-cabrat-martiretGjakovë- Me organizim të kryesisë së Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Gjakovë , me rastin e 28-Nëntorit ditës së Flamurit, të enjten do të bëhen homazhe në nderim të dëshmorëve.

Në festen e trefishtë të shënimit të 28-Nëntorit-ditës së flamurit, daljes publike të UÇK-së në opinion dhe ditëlindjes së Komandantit legjendarë Adem Jashari, Organizata e OVL të UÇK-së, i fton veteranët, invalidët dhe familjarët e dëshmorëve që të marrin pjesë në këtë ceremonial përkujtimi.

Homazhet mbahen të enjten prej orës 10:00 tek guri memorial në parkun e qytetit, pastaj tek busti i heroit Agron Rama si dhe tek varrezat e dëshmorëve në varrezat e qytetit në Gjakovë./radiogjakova/