Albert e Kati Zhubi promovojnë projektin e tyre më të ri
Gjakovë- Këngëtari i njohur gjakovar Albert Zhubi, së bashku edhe me të birin e tij Katin, mbrëmë kanë promovuar videoklipin e projektit së tyre të përbashkët.
Bëhet fjalë për këngën “Djalo zgjidhe vajzën”, një këngë kjo me tekst dhe muzikë të profesorit Fatmir Lela, dhe e punuar në studion “Rroni” nga Ruzhdi Sadiku.
Videoklipi i kësaj kënge është punuar nga produksioni “Buci”, po ashtu nga Gjakova. Në një ceremoni mes miqësh e kolegësh, gjatë promovimit të këtij projekti, Albert dhe Kati Zhubi janë vlerësuar nga të pranishmit si për projektin konkret ashtu edhe për karrierën e tyre muzikore. /radiogjakova/