.
Published On: Thu, Nov 28th, 2013

Gëzuar 28 Nëntorin!

Share This
Tags

flamur-Gjakovë- 28 Nëntori-Dita e Flamurit dhe e 101 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, nga të gjithë shqiptarët kudo që janë, po kremtohet me mburrje, gëzim e krenari.

Është kjo dita e madhe e cila kurorëzoi luftën e pa reshtur, gjakun, përpjekjet, mundin dhe sakrificat e shumë breznive tona paraardhëse, për pavarësinë e vendit dhe flamurin si simbol të lirisë dhe identitetit kombëtarë.

Kosovarët kanë edhe një arsye më shumë të ndjehen krenarë sepse kjo datë përkon edhe me daljen e parë publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ditëlindjen e Komandantit të saj legjendarë Adem Jasharit. Është dita, kur bijtë më të mire të këtij trualli të rreshtuar në radhët e UÇK-së e filluan luftën e tyre të shenjët për liri dhe pavarësi.

Shumë nga ata, u flijuan dhe me gjakun e tyre shkruan të ardhmen e lirë dhe të pavarur të Kosovës. Andaj sot me pietet i përkujtojmë dhe përkulemi para veprës dhe sakrificës së tyre sublime për atdheun.

Me rastin e ditës së Flamurit 28 Nëntorit, qytetarëve me mesazhe urimi u janë drejtuar udhëheqësit më të lartë të vendit, subjektet komunale dhe të asociacioneve tjera. Urimeve të përgjithshme që vijnë për 28-Nëntorin, i bashkohet edhe Radio-Gjakova, me përgëzimet për mirëqenie, prosperitet dhe një të ardhme edhe më të ndritur për vendin./radiogjakova/