Jetë e vështirë për familjet që jetojnë në “Barakat e Erenikut”
Gjakovë- Se problemi i strehimit është njëri ndër problemet e mëdha të qytetarëve të Gjakovës, kjo tashmë dihet botërisht, por ky problem është bërë edhe më i madh tashmë kur temperaturat e ajrin kanë rënë dukshëm.
Në gjendjen më të rëndë padyshim që janë 13 familjet që vazhdojnë të jetojnë në të ashtuquajturat “Barakat e Erenikut”, në dalje të qytetit, drejtimi i Prishtinës. Me shumë të drejtë ata janë ankuar se gjatë këtyre ditëve jeta u është bërë e padurueshme, pasi barakat ku ata jetojnë pothuajse janë të shkatërruara dhe borën, shiun e të ftohtin nuk ka askush që i ndal që të futen brenda.
Banorët thonë se nga lagështia dhe i ftohti që mbretëron brenda këtyre barakave, fëmijët më shumë rrinë të sëmurë ndërsa po ndjehen mjaft të rrezikuar edhe nga gjarpërinjtë dhe zvarranikët tjerë që po u hyjnë në ambientet e brendshme./radiogjakova/










