Tjetër vrasje në Gjakovë
Gjakovë- Një vrasje tjetër ka ndodhur të hënën në Gjakovë. Si bëhet e ditur në komunikatën e Drejtorisë Rajonale të Policisë së Kosovës në Pejë, njësitet policore në Gjakovë, rreth orës 18 të së hënes janë njoftuar për një rast vrasjeje me armë zjarri, e cila ka ndodhur në fshatin Smolicë të komunës së Gjakovës.
Viktima ishte dërguar nga familjarët në Emergjencën e Spitalit Rajonal “Isa Grezda” ku nga mjeku kujdestar është konfirmuar vdekja e viktimës, shtetasit shqiptarë të Kosovës me inicialët A.H. i moshës rreth 30 vjet nga ky fshat.
Sipas komunikatës, i dyshuari i njohur për hetuesit, pas kryerjes së vrasjes është larguar nga vendi i ngjarjes me armën me të cilën supozohet se ka kryer vrasjen./radiogjakova/