.
Published On: Tue, Dec 17th, 2013

Ministria: Lekaj nuk duhej të dorëzonte detyren

Share This
Tags

mimoza-paliPrishtinë- Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka shprehur shqetësimin e saj ndaj kryetarëve të komunave që kanë humbur garën zgjedhore, nga të cilët ka kërkuar që mos t’i lëshojnë komunat deri në konstituimin e asambleve të reja komunale, pasi që kjo është në kundërshtim me ligjin e qeverisjes lokale. Madje, ikja para kohe nga komuna konsiderohet si dezertim për kryetarët që kanë humbur në zgjedhjet lokale.

Lumnije Demi nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka thënë se pranim-dorëzimi i detyrave nga kryetari i vjetër te kryetari i ri i zgjedhur bëhet pas dhënies së betimit nga kryetari i komunës. “Kuvendet e komunave dhe kryetarët e komunave, vazhdojnë funksionimin e tyre deri në inaugurimin e organeve të reja, ashtu siç është përcaktuar në nenin 5.2 të Ligjit për zgjedhjet lokale”, ka thënë Demi.

Ajo ka tërhequr vërejtjen se të gjithë kryetarët e komunave dhe organet në varësi të tyre (drejtorët komunalë, institucionet publike nën autoritetin e komunës), si dhe kuvendet e komunave duhet ta vazhdojnë punën dhe funksionin e tyre deri në inaugurimin e organeve të reja. Ky reagim ka ardhur pasi të hënën në Gjakovë është bërë pranim-dorëzimi i detyrës së kryetarit nga Pal Lekaj tek Mimoza Kusari- Lila.

Kusari-Lila pritet që të betohet para Asamblesë komunale më 23 dhjetor./zeri/