Të rinjët e AKR-së ndihma për të varfërit
Gjakovë- Në kuadër të ditës së solidaritetit, Forumi Rinor i Aleancës Kosova e Re, dega në Gjakovë, ka grumbulluar një sasi të konsiderueshme të veshmbathjeve, të cilat i ka dorëzuar në Kryqin e Kuq të Gjakovës.
Gjatë dorëzimit, përfaqësues të këtij forumi kanë thënë se janë të vetdijshëm për gjendjen e rëndë ekonomike të shumë familjeve gjakovare, prandaj me dëshirë e kanë ndërmarrë këtë aksion, ndërsa kanë premtuar se angazhime të tilla nuk do të mungojnë as në të ardhmen.
Nga ana tjetër, Dushe Lama, sekretare e Kryqit të Kuq të Gjakovës, i ka njoftuar të rinjët e AKR-së me listën e gjatë të nevojtarëve të regjistruar në Kryqin e Kuq, ndërsa duke i falenderuar ata për kontributin, ka apeluar edhe tek qytetarët, bizneset por edhe organizatat tjera që ta ndjekin këtë shembull dhe të grumbullojnë ndihma për nevojtarët, pasi numri i tyre është mjaft i madh dhe po vazhdon të rritet çdo ditë e më tepër./radiogjakova/