Gjakova feston, dita e parë
Gjakovë- Të shtunen me fillim prej orës 16:00 Gjakova do të hyjë zyrtarisht në periudhë festimesh e cila do shoqërohet me aktivitete te shumta për të gjitha grupmoshat.
Në këtë orë do bëhet hapja e sheshit festiv, ndërsa prej ores 17:00 është rradha e fëmijëve për të hyrë në këndin e lojrave.
Siç kanë paralajmëruar organizatorët, në ora 18:00 me një fjalë rasti do prezantohet edhe kryetarja e komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila e cila do urojë qytëtarët për festat.
Ndërsa më pas është rradha e muzikës dh e të rinjëve. Florent Abrashi dhe Funky Guru do kujdesen për argëtimin e të rinjëve e cial do zgjasë deri në mesnate.
Organizatorët kanë paralajmëruar nga një axhendë të veçantë për secilen ditë të festimeve, ndërsa ajo do kulmojë më 31 dhjetor pikërisht në kohen e ndërrimit të viteve./radiogjakova/