.
Published On: Sat, Dec 21st, 2013

Kusari-Lila ndez fishekzjarret, fillon festa në Gjakovë (FOTO-VIDEO)

Share This
Tags

mimoza-festa1Kryetarja e komunës së Gjakoves, Mimoza Kusari-Lila, ka hapur të shtunën në mbrëmje sheshin festiv “Gjakova Feston”.

Një ide e tillë është dhënë nga vet kryetarja e Gjakovës, por që është mundësuar me përkrahjen e bizneseve vendore pa shpenzuar as një cent nga buxheti komunal dhe kështu Gjakova bëhet qyteti i parë që feston 10 ditë në shesh të hapur për festat e fundvitit.

Ndonëse në temparatura të ulta, interesimi i qytetarëve ishte shumë i madh. Kusari Lila ka paralajmëruar se naten e ndërrimit të motmoteve do ta presë bashkë me qytetarët e komunës në këtë shesh.

“Me ndërrimin e moteve, Gjakova do fillojë zhvillimin e shpejtë ekonomik dhe do ketë perparësinë që e kishte dikur: të jete prirëse e proceseve zhvillimore në mbarë Kosovën. Ne do festojmë së bashku përgjatë këtyre 10 ditëve me aktivitete të ndryshme, por do presim edhe ndërrimin e moteve në këtë shesh, të gjithë të gëzuar, të gatshëm për ndryshime pozitive gjatë vitit 2014”, tha Kusari-Lila.

Më pas, në mënyrë simbolike kryetarja e Gjakovës e shoqëruar nga maskotat të cilët po argëtonin fëmijët, ka bërë ndezjen e fishekzjarreve që shënon fillimin e aktiviteve me rastin e festave të fundvitit./radiogjakova/

mimoza-festa

gjakova-feston1