Millosheviç: I dua topat e luftës mbi Gjakovë!
Nga: Fahri XHARRA
“Të gjitha përpjekjet turke, me shekuj ishin të kota në mbizotërimin e Gjakovës… Dhe tani, çdo gjë ndërroi” ( “Politika” , Beograd, 6 Prill 1913)
Shkoi Manastiri! Dibra edhe Gjakova !…
Vendet ma t’ mirat ne na i mori shkjau,
E, shk’ asht ma zi, në vlla me vlla na dau! (Gjergj Fishta)
Principata e Serbisë , deri më vitin 1844 nuk e ka pasur asnjë plan të përpunuar për poltikën e jashtme dhe vetëm me ardhjen e Ilija Garashaninit (1812.- 1874.) në postin e ministrit të punëve të mbrendshme(23.11.1843) u përcaktuan ato.
Në bazë të ideve të Adam Czartoryskog, (udhëheqës i krahut konzervativ politik të Polonisë ) të shprehura në “Conseils sur la conduite à suivre par la Serbie” dhe ““Plan za slovensku politiku Srbije” e Frana Zach-ut në të cilën ishin dhënë idetë e konceptit të diplomacisë franceze për “Çështjen e Lindjes”, Ilija Garashanini e themeloi “Naçertanjen-Programin Serb të politikës së jashtme “ , një program i cili vazhdon të zbatohet në mënyrë të vet edhe në ditët e sotit.Pardigma themelore e atij programi ishte dhe është “ e drejta historike e bazuar në traditën e shtetit mesjetar serb “ (Zef Mirdita)
Duke u nisur nga planet e këtij programi (“Nacertanija”) , në vitin 1849 u aprovua ,Statuti i propagandes poltike të Serbisë , i cili duhej që “në tokat sllave dhe turke” sipas të cilave ishin Bosnja dhe Hercegovina; Mali i Zi, Serbija e Jugut , sanxhaku i Novi Pazarit , Shqipëria Veriore , Bullgaria Jugperendimore (Fyromi ), Dalmacia e bëjnë një tërësi të pandarë me prejardhje njëfisnore (pra serbe.fxh)
Milosheviqi : I dua topat e luftës mbi Gjakovë (POKRŠTAVANJE ALBANACA KRSTOM I MAČEM)
“Vesnik Srpske Crkve” për Mars-Prill 1913 ,në artikullin “ Në folenë e vet” shkruan për kryqimin e shqiptarëve në Gjakovë.: “ Sot Gjakova e përjetoi një një ngjarje të rrallë jo të zakonshme … i pamë që katunde të tëra të albanizuare dhe të shndërruara në katolik erdhën në Gjakovë që të kalojnë në fenë ortodokse.
Para kapitanisë malazeze populli ishte mbledhur. Ishin mbi 600 vetë . G. Plamenac pyetke (me damgogjinë sllave fxh): A jeni duke e ndërruar fenë me vetëdëshirë? A mos iu dha kush zor? A mos po i frigoheni kujt? dhe pastaj Andrija Mihajloviq përgjigjet: Askush nuk na urdhëruar. po shkojmë vetë në folenë tonë , sepse duam që edhe me fe të jemi me vëllez’rit tonë çlirimtar”.
“Rrezikun më të madh për Kishën Ortodokse Serbe, e kjo do të thotë edhe për popullin serb, e paraqet Kisha Katolike në kufijtë tanë të rinj. Ndarja e Shqipërisë(fxh) Ky do të jetë një demon i cili nuk do të na lë të qetë dhe i cili në vazhdimësi do të jetë barrë edhe për shtetin edhe për popullin. Katolicizmi në këto anë është zgjëruar relativisht dhe, ç‘është më e keqja, është përhapur dhe ka lëshuar rrënjë… Të rralla janë vendbanimet në krahinat e reja ku katolicizmi nuk e ka kapur ndonjë shpirt serb (!) dhe nuk ka fituar ithtarë.
Priftëria katolike shqiptare dhe besimtarët e tyre janë fajtorë, sipas popit Bojoviq, për të gjitha mossukseset serbe “(“Vesnik Srpske Crkve”). Politika e Car Dushanit !
Hocu topove iznad Djakovice!…. Duke e “vendosur rendin e ri” në Gjakovë forcat serbo-malazeze bënin tmerr . Gazeta “ Politika” e dates 6 Prill 1913 me titullin “Nëpër Gjakovë” dhe nëntitullin “Qerdhja e shkatërruar e banditëve kryengritës” shkruan: Duke i shikuar nga jashtë Gjakova duket si një grumbull i shatorrëve të djegur …. Gjakova me shekuj ishte e pa arrijtshme për tërë botën tjetër. Qerdhëja e egërsisë arnaute i ka pranuar në rrethin e saj vetëm ataqë ishin në lidhje familjare më banorët kryengritës dhe banditët arnaut të Gjakovës. Të gjitha përpjekjet turke ,me shekuj ishin të kota në mbizotërimin e Gjakovës…Dhe tani , çdo gjë ndërroi . Në Gjakovë dhe rrethinën e saj po rrjedhë jata normalisht. Në Gjakovë ,ku me shekuj të krishterët (ortdoks fxh) kanë qenë të vrarë u gdhinë me një shpirtë të ri dhe e filluan jetën e re. Gjysma e Gjakovës është malazeze dhe gjysma tjetër është serbe ( ndarja te lumi Krena fxh) “
Çfarë raportonte gazetari danez ,nga frontet e luftës pushtuese të serbëve në tetor – nëntaor 1912? Raportonte për njerëz të varur nëpër pemë, për ushtarë që ndjeni kënaqësi për vrasje arnautësh dhe masakra të ushtrisë serbe në Shkup ,Prizren , Vranjë dhe Gjakovë.( gazeta daneze “Riget” , Fritz Magnussen 1912)… Me javë të tëra paqja në Europë u var me fatin e Pejës ,Prizrenit ,Dibrës e veçanërisht Gjakovës. :me caktimin e këtyre qyteteve për Serbinë, natyrisht që egzistenca për banorët e Shqipërisë Veriore bëhej e pamundur ekonomikisht dhe jeta e kësaj zone historikisht ishte e mvarur ngushtë sidomos me Gjakovën.(po aty)
Kurse nga mbledhja e 35 -të e Keshillit Suprem të Luftës së Serbisë të mbajtur me 13.04.1995, janë zbardhur shënimet stenografike nga e-novine , të cilat ishin të ruajtura si Top Secret! Nga këto stenograme unë e morra atë që fliste për përgatitjet për luftën e ardhshme në Kosovë(1998). Në mbledhje ishin të pranishëm Zoran Lilić , kryetar i Jugosllavisë, Slobodan Milošević , kryetar i Serbisë; iMomir Bulatović, kryetar i Malit të Zi ; dr Radoje Kontić, kryetar i qeverisë federative; ; Pavle Bulatović, ministër federativ i mbrojtjes: Momčilo Perišić, shef i gjeneral shtabit të Ushtrisë së Jugosllavisë :
Ndër pikat më të rëndësishme të të kësaj mbledhjeje për shkrimin e sotëm e zgjodha fjalën e Millosheviqit: : ” Ja për shembull , qyteti më i bukur që është në Kosovë është Gjakova, në të cilin ”shiptarski separatisti ” (separatistët shqiptar) kanë investuar më së shumti para- aty ishte Grupa e Gjakovës , kjo është Gjakova (tamo je bila Đakovička grupa, to je Đakovica) ; Në Kosovë nuk ka qytet më të bukur , më të pasur e më të rregulluar se Gjakova . ( Çfarë urrejtje dhe dëshirë për shkatërrim përfundimtar të një qyteti)
Momčilo Perišić: Në vendin më të bukur , pak në një tatpjetë është një ish -kazermë ushtarake e cila tani është e lënë pas dore . Aty duhet të përqëndrohet ndonjë njësi e motorizuar, e cila nesër duhet të dij të reagon në atë pasuri atje., dhe që ata duhet të dijnë se aty ka ushtri. ( Në kohët e mira për Kosovën, me propozimin e Fadil Hoxhës , në Gjakovë nuk kishte më Kazermë të Ushtrisë Jugosllave (fxh)
Momčilo Perišić: Por , zotëri kryetar aty e kemi kazermën.
SLOBODAN MILOŠEVIĆ: Aty nuk ke asgjë!
MOMČILO PERIŠIĆ: Aty e kemi një bataljon ushtarësh
SLOBODAN MILOŠEVIĆ: Asgjë nuk ke , asgjë nuk ke, e ka kazermën e zbrazur , po…
MOMČILO PERIŠIĆ Zotëri Kryetar aty në dalje për tek Çafa e Prushit , në të majt e kemi bataljonin
SLOBODAN MILOŠEVIĆ: Pse ajo Kazermë e Gjakovës është e zbrazë?
MOMČILO PERIŠIĆ: Ajo që moti është e mbetur pas dore.
SLOBODAN MILOŠEVIĆ: Unë nuk të thash që ti e ke lënë, por pse është e zbrazët?
MOMČILO PERIŠIĆ:Dikush e kishte zbrazur , në atë kohë kam qenë në Kroaci . Çdo qyetet në Kosovë i kazermat e vete ushtarake. Por unë nuk kam numër të mjaftueshëm ushtarësh .
SLOBODAN MILOŠEVIĆ: Hoću topove iznad Đakovice! ……Dhe dihet se çka ndodhi me Gjakovën në vitin 1999.