KR “Gjakova – Çabrati” ndihma për familjet në nevojë
Gjakovë- Në prag të festave të fundvitit, institucione dhe organizata të ndryshme kanë filluar të grumbullojnë dhe të shpërndajnë ndihma e dhurata për familjet nevojtare, duke dëshmuar kështu për një solidaritet të popullit tonë.
Në këtë frymë edhe klubi i rotarianëve “Gjakova – Çabrati” ka grumbulluar ndihma për 10 familje me gjendje të rëndë financiare, ndihma të cilat janë dorëzuar në Kryqin e Kuq të Gjakovës.
Ndihmat do të shpërndahen për nderë të festave për disa familje në nevojë të komunës së Gjakovës./radiogjakova/