Dhurata fëmijëve të dëshmorëve dhe të zhdukurve
Gjakovë- Kryetarja e Gjakovës Mimoza Kusari-Lila ka shpërndarë dhurata për fëmijët e dëshmorëve të Mejës dhe atyre të të zhdukurve.
Në vizitat e ndara me shoqatat “27 Prilli” dhe “Thirrjet e Nënave”, Kusari-Lila tha se këto dhurata janë simbolikë se nuk do i harrojë kurrë dhe se do i ketë në axhenden e saj politike përherë.
“Njerëzit tuaj sakrifikuan jeten, edhe ju sakrifikuat shumë pas luftës. Unë jam nënë vet dhe më besoni e kuptoj dhembjen tuaj”, tha ndër të tjera kryetarja e Gjakovës.
Edhe fëmijët u shprehen mirënjohës dhe të lumtur për këto dhurata. Edhe ditë më parë Ksuari-Lila pati shpërndarë dhurata për fëmijët e dëshmorëve, ndërsa të enjten (sot) shpërndau edhe 500 tjera./radiogjakova/