.
Published On: Thu, Dec 26th, 2013

Zyra e kryetares në renovim (FOTO)

Share This
Tags

mimoza-zyreGjakovë- Zyrja e kryetares së komunës së Gjakovës dhe e stafit të saj të ngushtë do të ndryshojë pamje. Kështu ka vendosur Kusari-Lila e cila premton se nuk do jetë aq komode sa e ish-kryetarit Lekaj.

Në zyren “e re” nuk do ketë vend për kolltuqe të cilat jemi mësuar t’i shohim. Sic jemi informuar ato do zëvendësohen me disa karrika të përshtatshme pune, por edhe për të pritur mysafirë të cilët do shkojnë tek ajo.

Ka ndryshuar edhe ngjyra e mureve. Nëse deri dje ato ishin të lyera me një rozë të hapur, tashmë ato do jenë bardh. Bashkë më ngjyrosjen do ndryshojnë edhe perdet, mobilimi dhe aksesorët tjerë.

Por gjërat e reja që do futen në zyren e kryetares do jenë të prodhuara në Gjakovë. Mobiljet dhe aksesorët tjerë do jenë të përgatitura nga duart e mjeshtërve gjakovarë. Kjo sipas Kusari-Lilës do shërbejë për të ekspozuar edhe punën e tyre dhe ndoshta për t’ju shtuar edhe klientët ose partnerët e biznesit.

Kusari-Lila ka menduar edhe për gazetarët, për të cilët tha se do ketë më shumë hapsirë kur të vijnë në konferencat e shtypit.

Shuma e përgjithshme e renovimit nuk dihet akoma, por ëhtë premtuar se ajo do publikohet sa të përfundojnë edhe punimet. Ndërsa, më poshtë po ju sjellim edhe disa foto nga punimet që po zhvillohen në ambientet e Kuvendit Komunal./radiogjakova/

Zyra ne kohen e Pal Lekajt

Zyra ne kohen e Pal Lekajt

Zyra ne renovim. E Enjte, 26 dhjetor

Zyra ne renovim. E Enjte, 26 dhjetor

zyre1

zyre-2