.
Published On: Fri, Dec 27th, 2013

Gjithçka gati për RADIOFEST

Share This
Tags

radiofest-Gjakovë- Gjithçka gati per Radiofest. Laramania e zerave të 23 radiostacaioneve nga Kosova, Shqipëria, Mali Zi dhe  Maqedonia që këto ditët e fundit po dëgjohen në valët e Radio Gjakovës, e cila është organizatore e këtij manifestimi, është një arritje e synuar duke dëshmuar fuqinë që ka radio si medium.

Festivali i sivjetëm do të nxjerr në shesh përpjekjet dhe arritjet e gazetarëve, realizatorëve dhe ideatorëve të reportazhave, raporteve dhe spoteve publicitare me të cilat dëgjuesit cdo ditë janë të shoqëruar. Edhe me këtë rast do të shpërblehen me mirënjohje punimet më të mira në të tri kategoritë konkuruese, si dhe do të jepet vlerësimi për zërat më të mirë radiofonik të festivalit të sivjetëm cmime këto që i ndanë juria profesionale, ndërsa nikoqir Radio Gjakova do të ndajë edhe cmimet tjera me qëllim të inkurajimit të krijuesve nga raduiostacionet pjesëmarrëse.

Edicioni i nëntë i “RadioFesti-it” do të  mbahet sot (e premte) me fillim prej orës 18:00  në Hotel Kalaja  ku pritet të shfaqet një program i pasur kulturo-artistik me pjesëmarrjen e emrave të shquar të muzikës dhe humorit gjakovarë.

Në programin artistik do të marin pjesë  Shkelzen Jetishi- Xeni, grupi i vallëzimit Art Dizajn, Muharrem Mici, Ruzhdi Sadiku, Artan Bakija, Edonjeta Hajdari, Yllnor Kurti e tjerë, ndërkaq mbrëmjen do ta bëjnë akoma më atrktive humoristët Besim Dina dhe Xhelal Kaqi./radiogjakova/