.
Published On: Sat, Dec 28th, 2013

“Radiofest 9”, çmimet e para shkojnë në Shkodër, Shkup dhe Fier

Share This
Tags

radiofest9-1Gjakovë- Gjakova për disa ditë ishte shëndrruar në një  qendër të radisotacioneve shqiptare, përfaqësuesit e të cilëveve kishin ardhur për të marrë pjesë në manifestimin “Radiofest 9”.   Ky edicion u mbajt të premten mbrëma  në Hotel Kalaja, me pjesëmarrjen dhe garimin e 23 radiostacioneve nga Kosova, Shqipëria, Mali Zi dhe Maqedonia.

Manifestimin “Radiofest” 9  e shpalli të hapur Mimoza Kusari- Lila, kryetarja e komunës së Gjakovës e cila përgëzojë radiostacionet për pjesëmarrje në këtë ngjarje dhe për profesionalizëm në punën e tyre.

“Si kryetare e komunës së Gjakovës nuk mund të lë pa falenderuar Radio Gjakoven, për këtë medium dhe këtë institucion mediatik që që komunës së Gjakovës dhe qytetarëve të saj ju dha shpresë, ju dha jetë dhe informata në kohët më të vështira. Ju përgëzoj për profesionalizmin gjatë vitit 2013 dhe shpresojë që vitin e ardhshëm të keni suksese të reja. Unë si kryetare do të bëj maksimumin që të ju mundësojë që të veproni dhe ushtroni detyren tuaj në ambiente e kushte më të mira e pse jo edhe zgjerim të kapaciteteve tuaja”, tha ndër të tjera Kusari-Lila.

Juria që bëri vlerësimin e punimeve të arritura në “Radiofest” e përbërë nga ekspert të gazetarisë nga Instituti i Medias të Kosovës si  Shaban Arifaj, Sebiha Ramagjiku dhe Robert Bojaj dhanë çmimet për tri kategoritë, ndërkohë që anëtarja e kësaj jurie redaktorja shumëvjecare Sebiha Ramagjiku tha se “Radiofest” paraqet një arritje të madhe.

Çmimi i parë për reportazh i takoi Radio Shkodrës me titull “Dukagjini një ndër zonat më të varfëra të Shqipërisë” me autor Adrian Hoti. Vndi i dytë i takoi  Radio Tiranës, ndërsa vendi i tretë Radio Idea-s nga Vlora.

radiofest9-2

Në konkurrencën e raporteve radiofonike vendi parë shkoi në Shkup. Ai i takoi gazetares Laura Papraniku nga Radio Shkupi. Vendin e dytë në këtë konkurrencë garash e mori Radio Kosova, ndërsa të tretin Radio Vizioni i Podujeves.

Në kategorinë e spoteve publicitare vendi i parë i takoi spotit të përgatitur nga Radio Fieri, i dyti nga Radio Plus nga Prishtina dhe vendi i tretë për reklamë i takoi Radio Ylberit nga Mitrovica.

U ndanë edhe çmimet tjera përcjellëse të “Radiofest” 9. Juria e festivalit ka vlerësuar edhe zërat më të mirë që janë dëgjuar në krijimet e arritura në “Radiofest. Zëri më i mirë femër u shpall Shpresa Qarkaxhija e Radio Gjakovës, ndërsa ai i mashkullit i takoi Samir Mertirit të Radio Lushnjës.

Radio Gjakova si nikoqire e këtij manifestimi ndau edhe cmimet për ide dhe tekst më të mirë. Për ide u shpërblye  Radio Elita nga Ulqini për reportazhin e  gazetarit shumëvjeçar Zenel Katana ndersa me  mirënjohje për tekst më të mirë u nderua  Radio Helix-i nga Prizreni. Çmimi i nikoqirit i takoi  Radio Ferizajit.

radiofest9-3

Shpallja e rezultateve të festivalit të radiove, “Radiofest” u shoqërua edhe me një program artistik me pjesëmarrjen e emrave të shquar të muzikës dhe humorit gjakovar: Shkelzen Jetishi- Xeni, grupi i vallëzimit Art Design, Muharrem Mici, Ruzhdi Sadiku, Artan Bakija,  Yllnor Kurti etj. si dhe humoristët Sevdai Radogoshi,  Besim Dina dhe Xhelal Kaqi./radiogjakova/