.
Published On: Sat, Dec 28th, 2013

Eksploziv në shtëpinë e Xhelal Hoxhës, drejtorit të Urbanizmit

Share This
Tags

policia-Gjakovë- (E plotësuar) Një mjet shpërthyes është gjetur të premten pas mesnate para shtëpisë së drejtorit të sapo emëruar të Urbanizmit në Gjakovë, Xhelal Hoxha.

Sipas zëdhënësit të  Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë, rreshter Xhevat Ibra, rreth ores 2 e 25 minuta Xhelal Hoxha para hyrjës në shëpinë e tij, ka vërëjtë një mjet shpërthyes të pa aktivizuar përkatësisht një granatë dore të tipit A-5 për çka menjëherë ka lajmëruar policinë, e cila ka dalur në vëndin e ngjarjës, ndërkohë që ekipet speciale të deminimit kanë bërë terheqjen e mjetit shpërthyes pa pasoja anësore.

Sipas rreshterit Ibra, policia ka inicuar rastin dhe lidhur me këte është njohtuar edhe prokurori i shtetit. Deri me tash nuk dihet asgjë për motivin e kësaj ngjarje ndërkohë që nuk ka as të dyshuar apo të arrestuar./radiogjakova/