.
Published On: Sat, Dec 28th, 2013

Rasti Hoxha, reagon Komuna: Akte të tilla s’na frikësojnë

Share This
Tags

komuna e gjakoves - ndertesa-Gjakovë- Komuna e Gjakovës ka dënuar rëndë aktin e së premtes mbrëma ku ishte vendosur lëndë eksploziv para shtëpisë së drejtorit të Urbanizmit,  Xhelal Hoxha.

“Qeverisja lokale përkundër këtij akti qyqar, mbetet e vendosur që të vazhdoj me punën dhe angazhimin e duhur në të mirë të gjithë banorëve të Komunës së Gjakovës. Z. Xhelal Hoxha është njeri me integritet dhe profesionalizëm, andaj kush do që qëndron pas këtij akti, duhet të dijë se mënyrat e tilla nuk e friksojnë qeverisjen lokale për të punuar sipas ligjit në të gjitha inistitucionet e qeverisë lokale duke përfshirë këtu edhe Drejtorinë e Urbanizmit”, thuhet në reagimin e Zyrës për Informim.

“Besojmë fuqishëm se organet e drejtësisë së shpejti do zbardhin rastin dhe kryesit e kësaj vepre do japin përgjegjësi para ligjit”, mbyllet reagimi./radiogjakova/