.
Published On: Sat, Dec 28th, 2013

KR “Gjakova” shpërndan ndihma për nevojtarët

Share This
Tags

rotari-ndihmaGjakovë- Institucione dhe organizata të ndryshme po vazhdojnë traditën që në prag të festave të fundvitit, të shpërndajnë ndihma e dhurata për familjet nevojtare.

Një traditë të tillë që nga themelimi e ka vazhduar edhe këtë rradhë klubi i rotarianëve “Gjakova”. Antarët e tij të shtunen kanë shpërndaë pako ushqimore për 25 familje me gjendje të rëndë financiare në komunën e Gjakovës.

Selajdin Nagavci, kryetar, është shprehur se këtë pako të cilat iu dhuruam këtyre familjeve përmbajnë kryesisht artikuj të domosdoshëm ushqimor dhe është donacion i vet anëtarëve të klubit. Ai tha se ndihmat u shpërndan për nderë të festës së Vitit të Ri duke uruar që raste të tilla në shoqërinë tonë të ketë sa më pak në vitin që po vjen./radiogjakova/