Kërkesë që Stacioni i Policisë në Gjakovë të bëhet Drejtori Rajonale
Gjakovë- Në mesin e shumë angazhimeve të para që pas marrjes së detyrës, kryetarja e Gjakovës Mimoza Kusari – Lila, rëndësi të veçantë po i kushton aspektit të sigurisë për qytetarët e Gjakovës.
Ajo tashmë ka nisur një shkresë zyrtare tek institucionet përgjegjëse, duke filluar prej ministrit të Punëve të Brendshme e deri tek Kryeministri, shefi i EULEX-it dhe drejtori i policisë së Kosovës, përmes së cilës kërkohet që në një afat sa më të shpejtë Stacioni policor në Gjakovë të shëndrrohet në Drejtori Rajonale të Policisë.
Disa nga arsyet, që sipas kryetares Kusari – Lila bëjnë që Gjakova të jetë drejtori në vete e policisë janë të qenit komunë kufitare dhe ekzistimi brenda territorit të komunës të disa aseteve të rëndësishme siç janë Aeroporti dhe liqeni i Radoniqit. Kusari – Lila ka thënë se pasi kjo të ndodhë, Gjakova do të ketë situatë më të mirë sa i përket sigurisë./radiogjakova/