Zjarrfikësit varin shpresat tek Komuna
Gjakovë- Brigada e Zjarrfikësve të Gjakovës ka mbyllur vitin që lam pas sukseshëm, përkundër mungesave të shumta në pajisje që i duhen në rastet emergjente.
Ata shpresojnë që Komuna do t’i ndihmojë në mënyrë që ata të mos hasin në vështirësi në rastet kur ndërhyrja e tyre është e nevojshme.
Ndryshe, në 48 orët e para të 2014-ës nuk ka pasur ndonjë rast për të intervenuar nga ekipi i Brigadës së Zjarrfikësve të Gjakovës./radiogjakova/