.
Published On: Sat, Jan 4th, 2014

Qeveria kompletohet të hënën

Share This
Tags

mimoza-1Gjakovë- Kryetarja e komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari – Lila, ka thënë se të hënën mund të dihet përbërja e plotë e qeverisë së re lokale. Gjatë një prononcimi për Radio Gjakovën, Kusari – Lila ka shtuar se është në fazën e fundit të emërimit të bashkëpunëtorëve të saj, me të cilët do të qeverisë në 4 vjetët e ardhshme.

E pyetur rreth emrave nga partitë në koalicion, Kusari – Lila ka thënë se PDK-ja dhe LDK-ja kanë obligim vetëm propozimin e këtyre emrave, ndërsa i takon asaj të vendos për emërimin e atyre, ashtu siç i takon edhe t’i zëvendësoj ata në mungesë të përformances në punë.

Ndryshe, deri më tani Kusari – Lila ka emëruar vetëm 3 drejtorë nga radhët e AKR-së, Xhelal Hoxhën në drejtorinë e Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor, Armend Vokshin në drejtorinë e Administratës dhe Personelit si dhe Etor Hoxhën në drejtorinë e Shërbimeve Publike.

Nga ana tjetër, PDK-ja ka propozuar Agon Dobrunën për postin e nënkryetarit, Diana Çarkaxhiun si drejtoreshë të Arsimit, Shkumbin Kastratin për Buxhet e Financa, Mentor Sylmeten për Inspektorat dhe Halit Avdiun për drejtorinë e Emergjencave./RadioGjakova/