.
Published On: Fri, Jan 10th, 2014

Rregullat nuk vlejnë për nxënësit me shumë mungesa

Share This
Tags

nxenes-shkollaGjakovë- Shkollat e komunës së Gjakovës, gjatë gjysmëvjetorit të parë të vitit shkollor 2013/2014, marrë në tërësi nuk kanë respektuar rregulloret, përkatësisht udhëzimet administrative, kur është fjala tek trajtimi i nxënësve me mungesa të shumta në procesin mësimor.

Një konstatim të tillë e ka bërë për Radio Gjakovën, Zef Osmani, udhëheqës i sektorit të Inspeksionit të Arsimit në rajonin e Gjakovës.  Sipas tij, kjo ka bërë që nxënësit  të cilët kanë mungesa të shumta në orët e mësimit në gjysëmvjetorin e parë, megjithatë të vazhdojnë mësimet në gjysmëvjetorin e dytë.

Sipas Osmanit, marrja e masave adekuate ndaj  nxënësve me mungesa të shumta, duhet bërë adekuat rregulloreve, ndërkohë që mos respektimi i tyre ka pasoja edhe për stafin udhëheqës të shkollave.

Ndryshe, sipas rregullores në fuqi, marrja e masave ndaj nxënësve me mungesa të shumta në procesin mësimor duhet fillimisht të kalojë përmes Asamblesë komunale./radiogjakova/