Në 2013-ën, Gjakova u shtua për 1600 banorë
Gjakovë- Brenda vitit 2013, Gjakova është shtuar për 1 mijë e 261 banorë të rinj mirëpo këto të dhëna nuk janë plotesisht të sakta, për faktin se janë së paku edhe 300 raste të lindjeve që nuk janë lajmeruar në sektorin e ofiqarisë sic kërkohet me sistemin e ri të regjistrimit .
Ndryshe, sipas të dhënave ekzistuese të sektorit të Statusit Civil të Kuvendit Komunal të Gjakovës, gjatë vitit 2013 në komunën e Gjakovës kanë lindur 1 mijë e 623 foshnja , ndërsa kanë vdekur 362 persona.
Po t’i shtohen edhe rastet e lindjeve të paevidentuara, atëherë numri i lindjeve i afrohet trendeve të viteve të kaluara. Teuta Vokshi udhëheqës në sektorin e Statusit Civil të Kuvendit Komunal të Gjakovës theksoi se me sistemin e ri të regjistrimit prindërit janë të obliguar që të bëjnë regjistrimin e foshnjës, ndërsa vonesat e regjistrimit tërheqin edhe ndeshkimet materiale./radiogjakova/