.
Published On: Sat, Jan 11th, 2014

Të hyrat në 2013-ën, 20% më pak se planifikimi

Share This
Tags

komuna-gjkGjakovë- Gjatë vitit të kaluar 2013, në Kuvendin Komunal të Gjakovës, në kuadër të të hyrave vetanake së bashku me të hyrat nga donacionet janë realizuar në tërësi, 2 milion e 432 mijë e 500 euro.

Krahasuar me planifikimin për 12 muajt e vitit të kaluar në lartësi prej 2 milion e 900 mijë euro, realizimi ka qenë për rreth 468 mijë euro më i vogël, apo rreth 20% më pak se planifikimi.

Si jemi informuar nga Bekim Syla, udhëheqës i sektorit të të hyrave në Drejtorinë komunale për Buxhet e Financa në Gjakovë, të hyrat gjatë vitit të kaluar 2013 kanë shënuar ngecje edhe krahasuar me vitin paraprak.

Kështu, përderisa gjatë vitit 2012 në kuadër të të hyrave vetanake në Kuvendin Komunal të Gjakovës, ishin realizuar 3 milion e 19 mijë euro, vitin e kaluar përqindja e realizimit ka qenë rreth 20 përqind më e vogël./radiogjakova/