.
Published On: Sat, Jan 11th, 2014

KFOR-i dhuron ndihma për “Shtëpinë e paqes”

Share This
Tags

kfor-ndihmaGjakovë- Kontingjenti italian i KFOR-it ka dhuruar një sasi ndihmash, përfshirë këtu lodra dhe veshmbathje për fëmijët e institucionit parashkollor “Shtëpia e Paqes”, e cila ndodhet në kishën e fshatit Bec, e që udhëhiqet nga motrat e urdhërit bazilikan.

Shpërndarjen e këtyre dhuratave e ka bërë shefi i CIMIC-ut, nënkolonel Corrado Prado, i cili i veshur si babadimër ka sjellë hare dhe gëzim në mesin e rreth 50 fëmijëve që e frekuentojnë këtë qendër.

Ai me këtë rast tha se përveç garantimit të sigurisë, ushtarët italianë kujdesen që me mundësitë e tyre të ndihmojnë popullsinë lokale të çdo etnie edhe në aspekte tjera.

“Gjatë vitit të kaluar Cimic-u ka realizuar 9 projekte të cilët më së shumti janë përqendruar në sektorin e arsimit e të shëndetësisë  që shkojnë me theks të veçantë  ne favor të të rinjëve që janë shtylla kryesore e të ardhmes së këtij vendi”, ka thënë ai.

Nga ana tjetër, motër Leonora, koordinatore e  “Shtëpisë së Paqes”, duke vlerësuar lart ndihmën që kanë dhënë për 14 vite, ka falenderuar KFOR-in italian për kujdesin e treguar vazhdimisht ndaj kësaj qendre dhe punës së motrave me fëmijët./radiogjakova/