.
Published On: Tue, Jan 21st, 2014

Emërohen anëtarët e Komiteteve, ja listat e plota

Share This
Tags

Asambleja1Gjakovë- Kuvendi i Komunës së Gjakovës punimet e sencës i ka vazhduar edhe pasdite, në të cilën janë themeluar Komiteti për Politikë dhe Financa, Komiteti për Komunitete, Komisioni për plotësimin dhe ndryshimin e Statutit të Komunës së Gjakovës, Komitetit për Arsim, Komiteti për Zhvillim Ekonomik, si dhe Komiteti për Shëndetësi në të cilë si pikë e rendit të ditës ka hyrë në këtë seancë ku dhe është miratuar, si dhe Komisionit për Identifikimin dhe Dhënien në Shfrytëzim të Banesave të Banimit Social.

Në saje të vendimeve dhe propozime të subjekteve politike, Komiteti për Politikë dhe Financa përbëhet prej pesëmbëdhjetë këshilltarëve, sipas kësaj përbërje numerike dhe emërore:  AKR ka katër anëtarë, të cilët janë Masar Lluka, Sevdije Haxhibeqiri, Hasan Krasniqi dhe Gjylgjyzare Kerraxhija Xharavina. Subjekti politik AAK ka tre anëtarë në përbërje Saranda Hyseni, Pjetër Ndou dhe Dervish Tahiri. Subjekti politik PDK ka dy anëtarë, Arben Rogova dhe Fëllanza Rrexhepi, aq sa kanë dhe LDK-ja në përbërje Luan Gola dhe Ilhami Shala. Ndërkaq, subjektet politike me përfaësim më të ulët numerik, PSHDK-ja, Vetëvendosje, Partia e Drejtësisë dhe Partia Demokristiane e Kosovës për Integrim kanë nga një anëtarë, të cilët janë Janez Frrokaj, Arbërie Nagavaci, Bahri Bokshi dhe Prend Gjinaj.

Ndërkaq, Komiteti për Komunitete do të ketë nëntë anëtarë,  katër nga subjektet politike dhe pesë nga komunitetet. Nga subjektet politike  përfaqësimi do të jetë nga Luan Shllaku (AKR), Violeta Dema (AAK), Dafina Syla (PDK) dhe Genta Domi (LDK). Komisioni për plotësimin dhe ndryshimin e Statutit të Komunës së Gjakovës është i përbërë prej shtatë anëtarëve, katër prej të cilëve nga subjektet politike, Genti Olloni (AKR), Hamëz Cena (AAK), Ilir Beqiri (PDK), Drini Haraqia (LDK). Një anëtar do të jetë nga Komuna, që është emëruar Flamur Vula, ndërsa dy anëtarë tjerë janë nga shoqëria civile, Lirie Dula Halilabazi dhe Arbnor Pula.

Ndërkaq, për komitetet tjera si dhe Komisionin për Identifikimin dhe Dhënien në Shfrytëzim të Banesave të Banimit Social ëshët përcaktuar që deri të premtën, me datë  24.01.2014 nga partitë politike të deponohen emrat, varësisht prej përcaktimit numerik, nga shtatë sish, si dhe përbërjes strukturale politike.