.
Published On: Wed, Jan 22nd, 2014

E vendosur për transparencë

Share This
Tags

mimoza-zyreGjakovë- Qeveria e re lokale në komunën e Gjakovës, ka premtuar se ajo që do ta karakterizojë punën e saj do të jetë transparenca e plotë dhe llogaridhënja para qytetarëve dhe para çdo segmenti tjetër që është i interesuar të dijë për punën e pushtetit lokal.

Kryetarja e Komunës, Mimoza Kusari Lila ka mirëpritur kërkesat e shoqerise civile, Lëvizjes Fol dhe Institutit Gap për qasje në dokumente zyrtare. Në kuadër të transparencës dhe llogaridhënies, për herë të parë është transmetuar në tërësi mbledhja e Kuvendit Komunal, ku banorët e Komunës së Gjakoves patën rastin që përmes Radio Gjakovës të kuptojnë qëndrimet dhe vendimet e Kuvendit Komunal.

Gjithashtu, që në ditët e para, kryetarja Kusari – Lila la vendosur që materialin zyrtar të mbledhjeve të Kuvendit Komunal t’ua shpërndajë edhe gazetarëve, shperndarje e cila ishe mohuar dhe ishte ndaluar nga qeverisja e kaluar. Po ashtu, Komuna e Gjakovës tashmë ka edhe një faqe zyrtare në rrjetin social “Facebook”, me ç’rast banorët e Komunës së Gjakoves po informohen rregullisht për punën dhe aktivitetet e kryetares dhe qeverisjes lokale./radiogjakova/