Dhuna gjinore nuk duhet të tolerohet
Gjakovë- Në kuadër të implementimit të programit të përbashkët të UNKT-së mbi dhunën në familje në Kosovë, të enjten nga UNICEF-i është kryer vizita studimore në komunën e Gjakovës, ku me përfaqësuesit e tyre merrnin pjesë edhe komunat e Gjilanit dhe të Dragashit.
Përfaqësuesi i UNICEF-it, Afrim Ibrahimi, ka spjeguar rëndësinë e projektit si dhe kompentët e këtij projekti, që sipas tij është vlerësimi mbi situatën e dhunës në gjini dhe familje, mobilizimi i rinisë dhe OJQ-ve për sensibilizimin e shoqërisë kundër dhunës në familje.
Leonora Juniku, përfaqësuese e Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale të komunës së Gjakovës është prezentuar angazhimi lidhur me përpjekjet e kësaj drejtorie në sferën e shëndetësisë, mirëqenies sociale si dhe për projektet që kanë të bëjnë për mbështetjen e qytetarëve me subvencione për trajtim shëndetësor.
Violeta Xërxa Thaqi, drejtoreshë e QKMF-së në Gjakovë, ka përmendur situatën e përgjithshme të këtij institucioni, problemet e identifikuara, objektivat, rezultatet dhe indikatorët për rritjen e preformancës në shërbimin shëndetësor.
Për rëndësinë e projektit kanë folur edhe përfaqësues të instituticioneve dhe organizatave të ndryshme që veprojnë në Gjakovë.