.
Published On: Thu, Jan 23rd, 2014

Aksidentohet asambleistja Gjylgjyzare Xharavina

Share This
Tags

gjylgjyzare-Gjakovë- Asambleistja e Komunës së Gjakovës, Gjylgjyzare Xharavina njëherit shefe e grupit parlamentar te AKR-së, ka pësuar një aksident të rëndë derisa po lëvizte me biçikletë në Gjakovë.

Një makinë në lëvizje nga pakujdesia, e ka goditur Xharavinën duke i shkaktuar lëndime të rënda në trup e në kokë.

Kristë Gjoka, komandanti i stacionit të Policisë në Gjakovë thotë se asambleistja është dërguar menjëherë në Spitalin e Gjakovës e më pas me urgjencë është dërguar në QKUK në Prishtinë.

Shefi i emergjencës, Basri Lenjani thotë se pacientja është në gjendje shumë të rëndë shëndetësore.

“Sot kemi pranuar një paciente nga Gjakova e cila është goditur nga një makinë. Ajo ka pësuar lëndime shumë të rënda në kokë dhe pas kontrolleve është dërguar në intensivë”, ka thënë Lenjani për Express.

Dyshohet se Gjylgjizare Xharavina ka pësuar hemorragji të brendshme dhe qarje të kafkës. Aksidenti ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit në afërsi të spitalit ne Gjakovës.

Sipas policisë e cila ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, vozitësi që e ka shkaktuar këtë aksident tashmë është arrestuar dhe ndodhet në mbajtje./express/