Gjakova lutet për Zarushin
Gjakovë- Aksidenti i asambleistes Gjylgjyzare Xharavina ka prekur gjithë qytetarët e komunës së Gjakovës. Në rrjete sociale mund të hasesh në qindra statuse më vetëm pak fjalë: “Zoti qoftë me ty Zarush”.
Por jo vetëm qytetarët. Dhimbja nuk njeh dallime edhe politike. Kështu, zëri më kritik opozitar kohët e fundit, Saranda Hyseni nga AAK-ja ka uruar për një shërim të shpejtë për kolegen e saj nga Asambleja. Për të njejtën gjë ka uruar edhe Sofie Nokaj e PSHDK-së dhe shumë asambleistë tjerë nga gjitha partië.
Edhe kolegët nga AKR-ja kanë dëshiruar shërim të shpejtë Zarushit, një personi mjaftë të dashur, ashtu siç njihet në Gjakovë. Një pjesë nga hapësira virtuale i ndau edhe kryetarja Mimoza Kusari-Lila duke shkruar në këtë mënyrë:
“Sonte në mendjet, zemrat dhe lutjet tona është Zarushi. Ajo po lufton për jetën që aq shumë e donë dhe e gëzon. Zarushi sot pasdite është transferuar tutje në Shkup për trajtim të mëtutjeshëm dhe për momentin gjendet në operacion për të ndalë gjakderdhjen në tru. Mbaju e fortë Zarush se na presin bashkë edhe shumë punë dhe angazhime. Na duhesh ende dhe nuk mund të ikësh tani, të presim në Gjakovë. Të duam shumë! Zoti qoftë me ty”, ka shkruar Kusari-Lila.
Sipas njoftimeve të Zyrës për Informim, Kusari-Lila në drekë e ka vizituar në QKUK Gjylgjyzare Xharavinën./radiogjakova/