.
Published On: Tue, Jan 28th, 2014

Arsim, s’ka më punësime politike

Share This
Tags

mimoza-kGjakovë- Kryetarja e Gjakovës Mimoza Kusari – Lila ka premtuar ndryshime të mëdha në sferën e arsimit, ndërsa theks të veçantë ka thënë se do t’i kushtohet konkurseve dhe punësimeve të paanshme dhe jo politike.

Ajo ka thënë se qeverisja e deritashme ka shkelur pothuajse çdo rregull në pranimin e mësimdhënësve dhe në shpalljen e konkurseve, prandaj për këtë edhe janë me dhjetëra padi, shumica prej tyre të humbura nga komuna e të cilat tashmë duhet të respektohen nga qeverisja e re.

E përveç kësaj, Kusari–Lila ka thënë se rëndësi e posaçme do t’i kushtohet edhe vijueshmërisë së shkollimit e natyrisht edhe përmirësimit të cilësisë së shkollimit fillor dhe atij të mesëm./radiogjakova/