.
Published On: Fri, Feb 7th, 2014

Ju vjen fundi kafiterive në Çarshinë e Madhe

Share This
Tags

carshia-Gjakovë- Komuna e Gjakovës shumë shpejtë do ta themelojë fondin për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, fond i cili prioritet do ta ketë stimulimin e zejeve të vjetra. Kjo do të ndikojë që edhe në Çarshinë e vjetër të ketë një situatë ndryshe nga situata aktuale, e cila kohëve të fundit është mbipopulluar me lokale hoteliere, përkatësisht kafeteri.

Këtë e ka konfirmuar edhe kryetarja Kusari – Lila e cila ka thënë se hapja e shumë kafiterive në këtë pjesë të qytetit nuk është në favor të qytetarëve, por është në dëm të zhvillimit të komunës së Gjakovës. Kusari–Lila ka apeluar që në Çarshi të mos vazhdojnë të hapen kafeteri, ndërsa ka kërkuar nga të gjithë ata që lokalet tyre nga dyqane të zejeve i kanë shndërruar në kafeteri, t’i kthejnë përsëri në dyqane të zejeve.

Për këtë, Kusri–Lila ka premtuar se komuna do tu ndihmojë fuqishëm të gjithë zejtarëve, sepse është në interes të Gjakovës që të zhvillohet e prezantohet me një pjesë të kulturës së vet e jo me kafeteri./radiogjakova/