.
Published On: Mon, Feb 10th, 2014

“Ibrahim Rugova” vuan mungesën e librave

Share This
Tags

librat-rafteGjakovë- Rritja e interesimit për librin, ka bërë që fondi i bibliotekës ndër-komunale “Ibrahim Rugova” në Gjakovë të jetë i pa mjaftueshëm karshi këtij interesimi.

Sipas Engjëll Berishës, drejtor i kësaj biblioteke, ky institucion po vazhdon të ballafaqohet me mungesë të madhe të librit, tash kur edhe numri i botimeve të reja është mjaft i madh. Berisha thotë se ka mungesë të librit për fëmijë, letërsisë për të rritur e sidomos të librit universitar, pasi dihet se tashmë si qytet universitar Gjakova ka dukshëm numër më të madh të studentëve.

Ai shton se kanë bërë kërkesë në komunën e Gjakovës dhe në ministrinë e Kulturës që ky institucion të pajiset mi tituj të ndryshëm të librit, prandaj mbesin me shpesë së kërkesat e tilla do të gjejnë mirëkuptimin institucional. E ndryshe nga gjendja me librat në gjuhen shqipe, Berisha thotë se më mirë qëndrojnë me librat në gjuhët e huaja, konkretisht me këndet amerikane, angleze dhe franceze të librit./radiogjakova/