.
Published On: Mon, Feb 10th, 2014

Shefja e Zyrës së UNICEF-it viziton Kusari-Lilën

Share This
Tags

mimoza-unicefGjakovë- Kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari Lila ka pritur shefen e zyrës së UNICEF-it-së për Kosovë, Laila Omar Gad, me të cilën janë shkëmbyer ide me pretendime të jetësimit të tyre në dobi të fëmijëe, si dhe për mundësi përfitimi nga ana e tyre edhe në raste sociale dhe shëndetësore.

Kryetarja Mimoza Kusari Lila ka hedhur idetë e iniciativave dhe të konkretizimeve të mundshme, të cilat posaçërisht do të prezentohen në konferencën e donatorëve për Gjakovën që do të mbahet me datat 13 dhe 14 mars. Në kuadër të projekteve të saja për fëmijët e Komunës së Gjakovës, kryetarja Mimoza Kusari Lila ka dhënë një propozim joshës që Gjakova të jetë pilot komunë që si projekt model ta ketë mesazhin se Gjakova është komunë e përshtatshme për fëmjë.

Në synim të kryetares Mimoza Kusari Lila është që bashkë me UNICEF-in të ketë një bashkëpunim të afërt, konkret dhe afatgjatë, të paktën për trevjeçarin e ardhshëm. Ndërkaq, Laila Omar Gad është shprehur për një bashkëpunim të afërt me kryetaren e Komunës së Gjakovës, Kusari Lila dhe ka shprehur interesimin e saj për konferencën e donatorëve për Komunën e Gjakovës ku dhe do t’i kenë projektet konkrete dhe njiherit ka bërë të ditur se grupet e punës të krijuara do të merren me këto ide që të harmonizohen projektet e përbashkëta.