.
Published On: Tue, Feb 11th, 2014

Çarshia, Komuna i përgjigjet AAK-së

Share This
Tags

komuna-gjkGjakovë- Të gjitha akuzat që dega e AAK-së i ka dërguar në adresë të kryetares së komunës Mimoza Kusari – Lila, kinse për vendim për mbyllje të kafeterive në Çarshinë e vjetër, janë hedhur poshtë nga zyrtarët komunal.

Zëdhënësi i komunës Ali Tafarshiku, ka thënë se deklarata e kryetares Kusari – Lila nuk është kuptuar mirë nga AAK-ja apo është keqkuptuar në mënyrë të qëllimshme.

“Kryetarja për asnjë moment nuk e ka përmendur mbylljen e kafeterive, sepse në fakt as ajo e askush tjetër nuk ka të drejtë ta mbyllë një biznes, në këtë rast kafeteritë në Çarshinë e vjetër. Ajo që e ka thënë kryetarja është apeli tek qytetarët që mos të vazhdojnë me hapjen e kafiterive, sepse nuk janë kafeteritë ato që duhet ta identifikojnë Çarshinë e vjetër. Kryetarja në veçanti ka apeluar tek zejtarët e vjetër që dyqanet e tyre me zeje po i mbyllin për të hapur kafeteri që mos ta bëjnë këtë, sepse komuna ka në procedurë formimin e një fondi i cili do të jetë në ndihmë të ringjalljes së zejeve të vjetra.”, ka thënë Tafarshiku.

Ai e ka ripërsëritur edhe një herë apelin e kryetares Kusari – Lila, në veçanti për ata zejtarë që tashmë dyqanet e tyre i kanë shndërruar në kafeteri, që është në të mirë të atyre por edhe të Çarshisë e të qytetit që përsëri t’i rikthehen veprimtarisë së vet zejtare./radiogjakova/