.
Published On: Thu, Feb 13th, 2014

Mimoza në Gjenevë, takime me Odën zvicerano-kosovare

Share This
Tags

mimoza-gjenevaGjakovë- Kanë vazhduar takimet e kryetares së komunës së Gjakovës Mimoza Kusari-Lila me investitor të mundëshëm si dhe me përfaqësues të institucioneve të ndryshme në Zvicër.

Në postimin në faqën e saj në rrjetin social “Facebook”, kryetarja Kusari-Lila e ka cilësuar të frytshëm takimin në Gjenevë me drejtuesit e Odës Ekonomike Zvicër-Kosovë.

Me këtë rast kryetari i Odës, Stefan Sarkany ka prezantuar disa ide për bashkëpunim të ndërsjellë. Mundësia e parë konkrete është aftësimi profesional i të rinjëve gjakovarë, në industrinë e përpunimit të qumështit dhe procedimit të djathit, pastaj në ndërtimtari, automobilizëm, hotelieri, e tjera.

Ndërsa, si industri të interesuara nga Zvicra për investime në Kosovë, në këte takim janë prezentuar lëmitë e Agrobiznesit, Energjisë së ripertritëshme, Minierave dhe Teknologjisë informative. Me këtë rast kryetarja Kusari –Lila i ka bërë ftesë për vizitë në Gjakovë Odës zvicerane, ndërkohë që është arritur pajtueshmëria për ti  shqyrtuar  edhe mundësitë e investimeve në turizëm.

Ndryshe, në takim përveq ambasadorit të Kosovës në Zvicër, Naim Malaj dhe këshilltarit në këtë ambasadë Mustafë Xhemajli ishte i pranishëm edhe Valdrin Lluka, shef i Agjencisë Kosovare për Promovimin e Investimeve./radiogjakova/