Diplomatët e rinj trajnohen në Gjakovë
Gjakovë – Është duke u zhvilluar në Gjakovë trajnimi një javor për diplomatët e rinj, të cilët si pikë referuese do t’i kenë negociatat ndërkombëtare dhe procesin e stabilizim – asocimit.
Pjesë e këtij trajnimi i cili po organizohet nga British Council janë 25 zyrtarë, të cilët punojnë nëpër ministri të ndryshme të qeverisë së Kosovës. Sipas organizatorëve, në pjesën e parë të trajnimit, i cili i kushtohet negociatave ndërkombëtare, po ligjërojnë ekspertë të huaj e po ashtu edhe pjesëmarrës të tanishëm të bisedimeve Kosovë – Serbi.
Trajnimi do të përfundojë me ligjëratat mbi procesin e stabilizim – asocimit dhe integrimet evropiane, me ç’rast po ashtu do të ligjërojnë ekspertë vendor e ndërkombëtar të kësaj fushe. Përfaqësuesit e British Kounsill kanë thënë se ky trajnim është shumë i nevojshëm, sepse Kosova ka ministri të reja dhe me staf të ti, të cilët kanë nevojë për sa më shumë njohuri./radiogjakova/