.
Published On: Fri, Feb 28th, 2014

3-11 mars, aksioni ta pastrojmë Gjakovën

Share This
Tags

shkugezaGjakovë- Kryetarja e komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari Lila ka iniciuar aksionin për pastrimin e mjedisit në mbarë hapësirën territoriale të komunës së Gjakovs, e cila do të zgjasë më shumë se një javë ditë, duke nisur me datë 3 dhe duke përfunduar me datë 11 mars.

Për realizimin e këtij aksioni që do të mbështetet nga Komuna e Gjakovës, Armend Vokshi, drejtor i Drejtorisë së Administratës së Përgjithshme dhe Personelit ka ftuar kryetarët e bashkësive lokale për t’i njoftuar rreth mënyrës së organizimit të këtij aksioni.

Sipas planit dinamik të zhvillimit të këtij aksioni që është bërë publik nga drejtori Armend Vokshi, aksioni i tillë në datat 3-5 mars do të kryhet në rajonet e Dushkajës dhe të Rekës së Mirë, me datat 6-7 mars në rajonin e Rekës së Keqe, me datat 8-9 mars në rajonin e Hasit, ndërkaq me datat 10-11 mars në brendi të qytetit.

Pos kësaj, me datë 12 mars nga Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Ndërmarrja “Çabrati” do të bëhet edhe një rishikim gjeneral i ambientit. Në këtë aksion do të kyçen edhe nxënësit e të gjitha shkollave si dhe studentët e Fakultetit të Edukimit dhe njiherit apelohet për dhe bashkëpjesëmarrje nga qytetarët tjerë që të kontribojnë në pastrimin e ambientit ku jetojnë.

Sipas planikimit, të gjitha mbeturinat e mbledhura në çdo rajon dhe hapësirë të komunës, nga ndërmarrja e mbeturinave “Çabrati” do të transportohen në deponinë e dedikuar për mbeturina.