Mimoza udhëheq një qeveri burrash, emërohet drejtori i fundit
Gjakovë- Në Kuvendin Komunal të Gjakovës, ka përfunduar në tërësi procesi i emërimit të drejtorëve të drejtorive komunale, me çka është përmbyllur formimi i qeverisë së re që doli pas zgjedhjeve të dhjetorit.
Kështu, pas bisedimeve ndërmjet kreut komunal në Gjakovë me udhëheqës të degës së Partisë Demokratike të Kosovës, është arritur pajtueshmëria që drejtor i Drejtorisë për Punë Inspektuese të emërohet Mentor Sylmetaj, i cili ka të përfunduar studimet e magjistraturës në Maqedoni, në fushën e të drejtës ndërkombëtare.
Nisur nga fakti se dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Gjakovë, në qeverinë komunale tashmë ka dy drejtor si dhe postin e nënkryetarit të komunës, mund të konkludohet se në njëfarë forme është funksionalizuar bashkëpunimi ndërmjet partisë në pushtet AKR-së, dhe degës së PDK-së në komunën tonë.
Në tërësi Kusari-Lila është njëra nga tre femrat që janë pjesë e qeverisjes lokale, pasi të gjithë janë meshkuj. Vetëm drejtoria e Shërbimeve Publike aktualisht është pa titullar, pasi Etor Hoxha dha dorëheqjen para disa ditëve.
Qeveria e Mimoza Kusari-Lila
Nënkryetar – Ramdan Hoti
Drejtoria e Administratës dhe Personelit – Armend Vokshi
Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim – Ndue Muqaj
Drejtoria e Arsimit – Diana Qarkaxhija
Drejtoria për Punë Inspektuese – Mentor Sylmetaj
Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale – Basri Komoni
Drejtoria e Kulturës, Rrinisë dhe Sportit – Meriton Ferizi
Drejtoria për Buxhet dhe Financa – Teki Shala
Drejtoria e Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor – Xhelal Hoxha
Drejtoria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural – Bekim Ermeni
Drejtoria e Shërbimeve Publike – Etor Hoxha (i dorëhequr)
Drejtoria për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë – Skënder Tullumi
Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik – Silvana Domi