.
Published On: Tue, Mar 4th, 2014

Kryeministri Thaçi në ceremoninë e hapjes së UGJ-së

Share This
Tags

univ-gjakGjakovë- Në prag të hapjes zyrtare të Universitetit të Gjakovës, në mbledhjen e Bordit të Drejtorëve në Kuvendin Komunal të Gjakovës, është miratuar vendimi që tri objektet që janë pronë komunale, t’i jepen në shfrytëzim pa kufizim këtij universiteti, përkatësisht deri në zgjidhjen përfundimtare të hapësirës së nevojshme për zhvillimin e procesit mësimor.

Si është theksuar me këtë rast, kjo  është e domosdoshme për akreditimin e Universitetit të Gjakovës. Lidhur me këtë, drejtori i Drejtorisë komunale për Urbanizëm dhe Mbrojtje të Mjedisit në Gjakovë, Xhelal Hoxha, ka thënë se një çështje e diskutueshme është objekti i ndërtuar për shkollën fillore  në lagjen e Gërqarëve, meqë sipas tij një qendër shkollore fillore është e domosdoshme në këtë pjesë të qytetit.

Ndryshe, vendimi për dhënien në shfrytëzim të këtyre objekteve Universitetit të Gjakovës është aprovuar njëzëri nga anëtarët e Bordit të Drejtorëve, ndërkohë që në vazhdim, drejtoresha e drejtorisë komunale për Arsim në Gjakovë, Diana Qarkaxhija, ka njoftuar për solemnitetin i cili do të zhvillohet me rastin e hapjes së Universitetit të Gjakovës, ku pos kreut të Ministrisë së Arsimit pritet të merr pjesë edhe kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi. Si dihet tashmë hapja solemne e universitetit publik të komunës së Gjakovës do të bëhet të premten me 7 mars./radiogjakova/