.
Published On: Wed, Mar 5th, 2014

Lekaj: Duhet të rrëzohet sa më shpejtë kjo qeveri

Share This
Tags

lekaj-peticionGjakovë-Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, dega në Gjakovë ka filluar me nënshkrimin e peticionit për rrëzimin e qeverisë. Të parët që kanë nënshkruar kanë qenë vet anëtarët e kryesisë së degës së AAK-së dhe kryetari i degës Pal Lekaj, të cilët më pastaj i kanë ftuar qytetarët që t’i bashkëngjiten kësaj iniciative, për, siç kanë thënë ata, një jetë më të mirë me një qeveri më të mirë në krye të vendit.

Ish – kryetari i Gjakovës Pal Lekaj ka thënë me këtë rast se sa më shpejtë që do të rrëzohet kjo qeveri, aq më mirë do të jetë për Kosovën, pasi kjo qeveri ka dështuar të realizojë pothuajse të gjitha premtimet e dhëna gjatë fushatës elektorale.

Lekaj ka thënë se në Kosovë nuk ka zhvillim ekonomik dhe ka numër të madh të të papunëve, prandaj qytetarët duhet që në numër sa më të madh ta nënshkruajnë peticionin kundër rrëzimit të qeverisë. Ky peticion do të qëndroj i hapur 10 ditë, ndërsa Lekaj ka shprehur bindjen se qytetarët do t’i përgjigjen nënshkrimit në mënyrë masovike./radiogjakova/