.
Published On: Wed, Mar 5th, 2014

Femrat nuk trajtohen njëjtë sikurse meshkujt

Share This
Tags

diskriminimiGjakovë- Në kuadër të programit të përbashkët të ekipeve të agjencive të OKB-së në Kosovë mbi dhunën në familje, Agjensioni për Popullësi i Kombeve të Bashkuara, në bashkëpunim me Bashkësinë Islame të Kosovës, në Gjakovë organizuan debatin me temë “Ligjet e Kosovës për barazinë gjinore dhe kundër dhunës në familje”.

Të pranishmëve në këtë debat fillimisht u është drejtuar Zarife Miftari, Koordinatore e Programit të UNFPA-së, e cila ka folur per rëndësinë e trajtimit gjithëpërfshirës të kësaj çështje.

Për ligjin për barazi gjinore dhe atë për mbrojtje kundër dhunës në familje ka folur Nehat Idrizi, gjyqtar, i cili ndër të tjera ka veçuar bashkëpunimin me mediet për parandalimin e dhunës ndaj gruas, përmes politikave programore, përkatësisht duke organizuar emisione të ndryshme edukativo-arsimore dhe duke siguruar mundësi të barabartë për paraqitje dhe pjesëmarrje të barabartë të femrave dhe meshkujve.

Në këtë takim fjalën e morri edhe kapitene TahireHahxolli nga Policia e Kosovës e cila ka thënë se sipas burimeve të policisë, në lidhje bashkëshortore, mbi 95% e viktimave të dhunës së ushtruar janë femrat, ndërkaq në mbi 95% të rasteve shkaktarë i dhunës është burri.

Astrit Muhaxhiri, Koordinator Komunal i Projektit ka thënë se strategjia komunale në Gjakovë kundër dhunës në familje është paraparë si një strategji 4 vjeçare e cila do të zbatohet në periudhën kohore 2013-2016. Në diskutimet e zhvilluara më pastaj është konstatuar se ekziston një vlerësim  se në Kosovë, trajtimi i barabartë gjinor lë shumë për të dëshiruar. /radiogjakova/