Dita e Gruas, takime këshilluese për shëndetin
Gjakovë- Me iniciativë të kryetares së Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari Lila dhe me organizim të Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, me qëllim të edukimit shëndetësor për shëndetin e femrave të komunës së Gjakovës organizohet takim këshillues dhe komunikues në të cilën do të marrin pjesë specialistë gjinekologë/obsteterë.
Ky edukim do të mbahet në tri ditë të ndara, duke filluar nga dita e shtunë, 08 mars për të vazhduar më pas me dy të shtune tjera të radhës. Sipas planifikimit dhe përcaktimit të shpërndarjes nëpër qendra të mjekëve dhe mjekeve specialiste, qytetaret e interesuara, prej orës 11:00 deri në ora 12:00 mund të kontaktojnë falas mjekët dhe të komunikojnë për edukimin shëndetësor të tyre.
Prandaj, qytetaret, këtë të shtunë, mund të vizitojnë këto qendra dhe mjek.
Dr. Aida Kumnova – Në Qendrën e Mjekësisë tek “Ereniku”, apo afër garazhës së autobusëve
Dr. Betim Perteshoni – Në Institutin e Mjekësisë së Punës
Dr. Naser Xharra – Në Qendrën e Mjekësisë në fshatin Rogovë
Dr. Teuta Stavileci – Në Qendrën e Mjekësisë në Orize
Dr. Violeta Binishi – Në Qendrën tek Çabrati
Dr. Merita Rruka – Në Medika
Dr. Genc Macula – Në Qendrën e Mjekësisë në Skivjan
Dr. Gentiana Hadri – Në Qendrën tek shkolla fillore “Emin Duraku”
Dr. Ahmet Asllani – Në Qendrën e Mjekësisë në Ponoshec
Dr. Bleta Domi – Në Qendrën e Komuniteteve në Brekoc
Dr. Butrint Kusari – Në Qendrën e Mjekësisë në Cërmjan










