.
Published On: Fri, Mar 7th, 2014

Dita e Gruas me aktivitete në Gjakovë

Share This
Tags

femra-luleGjakovë- Me rastin e Ditës së Gruas, Komuna ka organizuar një sërë aktivitetesh. Ato do fillojnë në ora 10:00 ku në sallën e Asamblesë komunale do të priten femra të cilat operojnë në fusha të ndryshme. Në këtë takim do të flasë kryesuesi i Asamblesë, Luan Gola, kryetarja e Grupit të Grave Asembleiste, Sevdije Haxhibeqiri, pastaj kryetarja Mimoza Kusari-Lila, kryeprokurorja Shpresa Bakija, deputetja e parë,  Mevlyde Saraçi, dhe veterania e arsimit, Nanije Deva.

Për nder të kësaj dite,, në Pallatin e Kulturës “Asim Vokshi”, në ora 18:00 mbahet koncert festiv, ku do të marrin pjesë Kori i SHM “Prenk Jakova”, Arbëresha Maloku, Melita Bytyqi – Cana, Vesa Smolica, Festina Mejzini, Altina Kusari, Fiona Ymeraga dhe Art Design e  Ansambli i Valleve të Gjakovës. /radiogjakova/