Flaka Goranci arrin një tjetër sukses
Flaka Goranci është bërë gjakovarja e dytë, pas Shkëlzen Dolit që është pjesë e Filharmonisë së Vjenës, që është futur në botën e magjishme të artit vjenez dhe evropian. Ajo në mesin e shumë konkurrentëve nga e tërë bota është përzgjedhur të jetë pjesë e operës “Le nozze di Figaro” vepër e kjo e kompozitorit të madh Volfgang Amadeus Moxart. Kjo operë do ta hapë ciklin e operave të Moxartit, “Le nozze di Figaro”, “Don Giovanni” dhe “Cosi fan tutte”.
Mezosoproanoja nga Gjakova, tashmë e njohur ndërkombëtarisht do të luajë në Teatrin Ndërkombëtar të Vjenës (Theater an der Wien), njërin prej teatrove më të njohura të operës në botë dhe me një publik të përzgjedhur. Kjo shfaqje do të prezentohet nga një kastë artistësh nga më të njohurit në botën e operas e sidomos nen dirigjimin e dirigjentit te famshem botëror Nikolaus Harnoncourt, njërit prej njohësve kryesor të veprave te periudhes klasike.
Prezenca e Flakës në këtë vepër gjigante botërore, llogaritet si një vleresim i lartë për të dhe njëkohesisht mundësi fantastike për të provuar skenën ndërkombëtare, në të cilën kerkesat për të qenë pjesë e një produksioni të tillë janë të jashtëzakonshme.
Goranci ka thënë se të përformosh në Teatrin Ndërkombëtar të Vjenës, të këndosh solo me dirigjentin Nikolaus Harnoncourt dhe një grup madhështor të këngëtarëve të njohur, është eksperiencë e veçantë dhe unike për të./radiogjakova/
Foto: Peter Rauchecker










