.
Published On: Sat, Mar 15th, 2014

Grabitet një pikë e lojërave të fatit

Share This
Tags

policia-e-kosovesGjakovë- Zyra e Informacionit në Policinë Rajonale në Pejë, ka raëportuar edhe për një rast grabitje të ndodhur me 13 mars në komunën e Gjakovës.  Më konkretisht njësiti i hetimeve në  Stacionin Policor në Gjakovë të enjten rreth orës 22 e 30 është informuar për një rast grabitje në rr. “Dashmir Krasniqi” në Gjakovë.

Sipas viktimave,  punëtorë të lokalit të lojërave të fatit “Kajot”,  tre të dyshuar të cilët ishin të maskuar dhe njëri nga ta me një armë të gjatë i kishin kanosur viktimat dhe shtrirë për tokë dhe nën kercënimin e armës kishin arritur që t’ju grabisnin të holla në shumë prej 110 euro të dyqanit si dhe 40 euro para personale të viktimave.

Pos kësaj ata kishin grabitur edhe  3 telefona “Nokia” ne vlere prej 100 euro, çelësat e 6 aparateve të Kajot-it, si dhe portofolet e dy viktimave me dokumentacionet e tyre personale.

Sipas rreshterit  Xhevat Ibra, zëdhënës në  Zyrën Rajonale  për informim dhe marëdhënie me publikun në Pejë, në këtë rast nuk ka pas të lënduar e as të shtëna, ndërkohë që ë dyshuarit ishin larguar në drejtim të pa njohur. Lidhur me rastin është informuar prokurori i shtetit. /radiogjakova/