.
Published On: Sat, Mar 15th, 2014

Kusari-Lila: Rreth 70% e projekteve do të realizohen

Share This
Tags

mimoza-kon-donGjakovë- Është përmbyllur me sukses organizimi i Konferencës së Donatorëve, e cila për dy ditë me radhë zhvilloi punimet e saj në Gjakovë. Që në fillim, ky organizim ka krijuar përshtypje të mira për Gjakovën, pasi vlerësime pozitive për këtë ka pasur nga kryeministri Hashim Thaçi, por edhe nga mysafirët ndërkombëtar.

Por, më shumë se krijimi i përshtypjeve të mira për organizimin, duket se sukses të madh do të tregojë edhe vet përkrahja e donatorëve, falë mbështetjes të së cilëve Gjakova do ta përfitojë realizimin e disa projekteve.

Lidhur me këtë, kryetarja e komunës Mimoza Kusari – Lila ka bërë të ditur se ka marrë premtime të fuqishme nga donator të ndryshëm prandaj me të drejtë pret që të paktën 70 përqind e projekteve të prezantuara do të realizohen.

Ajo ka thënë se fillimi i realizimit të projekteve të para do të nisë pas disa muajsh, ndërsa pjesa më e madhe e projekteve do të përfundojnë pas dy vitesh./radiogjakova/