15 vite nga rënia heroike e dëshmorit Yll Morina
Gjakovë-Në përvjetorin e tij të rënies është nderuar dëshmori Yll Morina. Më 15 mars edhe shkolla nëntëvjecare që mban emrin e tij feston ditën e saj. Pas vendosjes së kurorve me lule pranë varrit të dëshmorit është mbajtur edhe një program kulturo-artistik nga nxënësit e shkollës.
Me këtë rast, kryetarja Kusari-Lila ka mbajtur një fjalë rasti ku ka shprehur vlerësimin për figurën e Yllit, si një djal i cili deshi lirinë dhe për këtë nuk kurseu as jetën.
“I nxitur nga dëshira dhe revolta, Yll Morina vendosi të rrugëtonte i uniformuar drejt vdekjes për lirinë. Yll Morina ishte djaloshi që kishte vendosur që të mirën materiale familjare, familjen e ngushtë, e posaçërisht familjen e posakrijuar t’i zëvendësonte me flamurin dhe armën e lirisë.
“Yll Morina, nga një patriot i vrullshëm u shndërrua në emblemë, në këngë, në poezi dhe në motiv për pidestalin e lirisë. Në emblemë të përjetshme të një kujtimi se si duhet atdheu dhe liria”, tha ndër të tjera Kusari-Lila.