Forma të reja për mbrojtjen e ambientit
Gjakovë- Ndonëse patëm një aksion që zgjati një javë dhe falë të cilit u pastruan shumë lokacione anë e kënd komunës së Gjakovës, tashmë gjendja ka filluar të kthehet ashtu siç ka qenë. Vetëm disa ditë pas këtij aksioni, mbeturinat kanë filluar të hidhen sikurse edhe më parë.
Kjo dukuri po e brengos në veçanti kryetaren e komunës Mimoza Kusari – Lila, e cila ka paralajmëruar forma tjera për mbrojtje të mjedisit. Ajo ka thënë se prej datës 21 mars, ditës së pranverës do të lansoj garën për përzgjedhjen e lagjes dhe fshatit më të pastër, ndërsa fituesit do të shpërblehen me investime komunale në ambientet e tyre.
Kusari – Lila ka njoftuar se kjo garë do të zhvillohet dy herë në vjet, ndërsa inspektimi i pastërtisë nëpër lagjet e fshatrat e komunës së Gjakovës do të jetë i përjavshëm./radiogjakova/